Foto: Ilustrim

Lokali i veshmbathjeve në Gjilan përfshihet nga zjarri

Një lokal i veshmbathjeve në rrugën “15 qershori”, në Gjilan është përfshirë nga zjarri.

Policia ka bërë të ditur se lokali është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Sipas policisë persona të lënduar nga ky rast nuk ka, ndërsa dëmet sipas pronarit të lokalit janë të konsiderueshme.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe prokurorit, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.