LIVE: Hysni Gucati në Gjykatën Speciale

Pas arrestimit që nga data 25 shtator, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Kosovës, Hysni Gucati sot  u  paraqit për herë të parë para gjyqit në seancën nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Arrestimi i Gucatit është bërë nën dyshimet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kjo seancë e cila u udhëhoq nga gjykatësi Nikolas Gulio ndërsa në sallë do të jetë prezent edhe stafi mbështetës i Prokurorit të Specializuar Jack Smith. Gucati sot doli para gjykatësit Guilo si i dyshuar.

Gucati po dyshohet se këto vepra penale i ka kryer gjatë datave 7, 16 dhe 22 shtator, ku sipas fletarrestit i njëjti në tre konferenca të mbajtura u vuri në dispozicion mediave informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.