Foto: Dukagjini.com

Bastisja në banesën e familjarëve të dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliut, flet avokati  

Dhomat e Specializuara kanë kryer sot bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

Avokati i familjes Fazliu, Artan Qerkini, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Ai e ka quajtur të kotë këtë bastisje duke shtuar se dokumentet mund të gjenden në institucionet e Kosovës.

“Ka qenë e kotë sepse ato dokumete mund të gjenden me një kërkim të thjeshtë në institucionet e Kosovës. Nuk kemi vërejtje me trajtimin por me mënyrën e urdhërimit të bastisjes kemi shumë vërejtje sepse cenohet privatësia, gjykata duhet të jetë shumë e sigurtë që do të gjej ndonjë provë kur të kryer bastisja”- ka thënë ai para mediave.

Sipas tij, në këtë fazë nuk mund të jepen detaje tjera për rastin.

“Në fazën e hetimeve nuk jepen informata. Besoj se në faza tjera do të na behet e ditur me cilën vepër, ama me cilin person të dyshuar, nëse ka, në lidhje me bastisjen”- ka thënë ai.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.”- ka thënë ai.