Agim Aliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LIVE- Agim Aliu përballë Jeta Xharrës

Sonte, në serinë e debateve “Jeta në Komunë”, përballë Jeta Xharrës është kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Përpos Aliut, në debat do të marrin pjesë edhe asamblistët, Muharrem Svarqa –nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – ish-kryetar i Ferizajt,  Dritëro Hyseni – Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Amir Rexhepi – Aleanca Kosova e Re (AKR), Ali Halimi – Nisma Socialdemokrate (NISMA).

Gjithashtu  pjesëmarrës është edhe aktivisti i shoqërisë civile nga organizata INPO, Qëndrim Arifi, si dhe virtualisht, përmes platfomës “Zoom” do të marrë pjesë në debat edhe asamblistja Shqipe Jashari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Agim Aliu në këtë debat ballafaqohet me premtimet që ka dhënë në fushatë. I pari i Ferizajt flet edhe për kaosin urbanistik në qytet, zotimet e tij për projektin “Bashkimi i qytetit”, shkeljet në ndërtime e prokurim dhe shumë çështje të tjera.

Në “Jeta në Komunë”, Aliu përballet edhe me kritikat e opozitës së asamblesë komunale.

Debatin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: