llustrim, stoli

Lipjan, qytetari raporton në Polici vjedhjen e stolive të arit në vlerë rreth 7 mijë euro

Një burrë ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur në Lipjan.

Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7 mijë euro.

Policia ka treguar se kanë iniciuar rast për këtë ngjarje dhe se janë duke e hetuar atë.