Foto: Ilustrim

Leposaviq – Arrestohet pasi i sulmoi fizikisht zyrtarët policor

Një qytetar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes pasi që i kishte sulmuar dhe fyer zyrtarët Policor në Leposaviq.

Pas sulmit ndaj zyrtarëve, policor, i dyshuari është arrestuar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka fyer, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtaret policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.