LDK, u kërkon votën mësimdhënësve të Gjilanit

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se deputetët e LDK-së do t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e Gjilanit për t’i zhvilluar programet në arsim e në resorë tjera.

“Pa bazë të shëndosh të arsimit, pa edukim të mirëfilltë dhe pa mësimnxënie të mirë, nuk mund të ketë zhvillim. Kandidatët e LDK-së nesër do t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat tona në Kuvendin e Republikës, në mënyrë që t’i zhvillojmë programet tona në arsim”, tha Haziri.

Kandidatët për deputetë të LDK-së, thënë se përkrahja nga punonjësit e arsimit, është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi më e madhe për punë.