LDK numëron arsyet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar arsyetimin për rrëzimin e qeverisë Kurti ku ata janë pjesë.

Arsyetimin për rrëzimin e Qeverisë e ka lexuar kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

 

Ai ka akuzuar Kurtin për betejën me presidentin Hashim Thaçi.

“Kryeministri që është në betejë me presidentin për protagonizëm dhe supermaci, në këtë kafazin e vogël të politikës  Kosovës, i shtyrë nga frika, pranoja apo paaftësia për të menaxhuar me situatës e vështira të sigurisë, ka vendosur të rrënojë bazën e qeverisë së tij”, tha Gashi në fjalimin e tij.

Ndërsa, e ka përmendur edhe shkakrimin e Agim Veliut nga posti i ministrit si dhe tarifën prej 100%.

“Pas mos-heqjes së tarifës sipas kërkesës së qartë SHBA-së, ky veprim na ka bërë subjekt të sanksione ekonomike amerikane. Në këtë kohë pandemia, kryeministri Kuti vendosi ta prishë marrëveshjen kur vendosi të shkarkoj ministrin Agim Veliu.”, tha tutje ajo.

“Kryeministri, në më pak se 50 ditë punë, përmes mosveprimit dhe pozicionimin jo konstruktiv në raport me partneres strategjik në përgjithësi, e me SHBA-të ne veçanti ka pamundësuar funksionimin e qeverisë”, tha Gashi.

Ai shtoi se si LDK kanë besuar se kjo qeveri është evropiane, e jo primitivizëm e avaz i vjetër politik.

Në seancën e rrëzimit të Qeverisë Kurti të pranishëm janë 106 deputetë.