Avdullah Hoti LDK

LDK-ja kërkon që qeveria Hoti të votohet të shtunën

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se sot LDK-ja ka paraqitur kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të shtunën në ora 13:00.

“Para orës 16:00 kam dorëzuar në emër të deputetëve të LDK-së dhe të deputetëve përkrahës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë në ora 13:00, ku pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e qeverisë”, ka thënë Gashi para gazetarëve.

Ndërsa përmes një konferenece për media, sot presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekretuar Avdullah Hotin për kreministër të Kosovës.

Hashimi Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër