Hashimi Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

Presidenti Hashim Thaçi përmes një konferencë për media ka njoftuar se ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.

Thaçi ka njoftuar se sot ka pasur një komunikim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të vendit.

“Sot kam marr një letër nga kryetari i LDK përmes së cilës ai konfirmon që i mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisqë së re duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare për qeverinë e re, shumicë që mu dëshmua sot faktikisht. Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri”, tha presidenti.

“Ditëve në vijim, një tjetër qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik duke marrë parasysh legjitimitetin e deputetëve të Kosovës”, tha Thaçi në konferencë për media.

“Pushteti fitohet dhe humbet në bazë të Kushtetutës dhe rendit demokratik. Askush nuk mund të pretendojë që me metoda tjera krejtësisht jodemokratike ta merr, ta mbajë apo ta uzurpojë pushtetin”, tha në mes tjerash Thaçi.