Aksioni i Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës | Foto:Komuna e Prishtinës

Largohen frigoriferët e kiosqeve që ishin vendosur pa leje në hapësirat publike në Prishtinë

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka përfunduar sot aksionin për largimin e frigoriferëve që ishin vendosur pa leje në hapësirat publike.

Përmes një njoftimin në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se aksioni kishte për qëllim largimin e të gjithë frigoriferëve – vitrinave të cilat ishin vendosur nga pronarët pranë kioskave të tyre, pa ndonjë pëlqim paraprak të organeve komunale.

Sipas komunës, aksioni u mirëkuptua nga pronarët e kioskave të cilët i kanë larguar vet shumicën e frigoriferëve nga hapësirat publike.