Lansimi i projektit 'Gender Equality Facility'. Foto: KALLXo.com.

Lansohet projekti 'Gender Equality Facility'

Është lansuar sot projekti “Gender Equality Facility” (GEF), i cili si qëllim ka mbështetjen e institucioneve të Kosovës në hartimin dhe zbatimin e politikave për barazinë gjinore, veçanërisht në avancimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Në lansimin e këtij projekti mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Kosova ka bërë përparim në avancimin e barazisë gjinore në shumë sektorë.

Ai tha se qeveria që ai drejton do të vazhdojë punën për barazinë dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së gruas, sidomos në barazimin e gruas me burrat kur vjen puna tek pagesa.

“Vajzat janë më të mirëa se djemtë në studim, por burrat po paguhen më shumë, andaj ne do të krijojmë mundësi të barabarta duke investuar në arsimin. Përvojat tregojnë se paratë është më mirë me i mbajte gruaja, prandaj është e rëndësishme fuqizimi i gruas në tregun e punës dhe edukimi që të mos kenë paga më të vogla dhe të forcohet roli i gruas në familje”- tha ai.

Ndërsa, Johannes Madsen, shefi i zyrës së BE-së për bashkëpunim në Kosovë, tha se Kosova ka ende punë për të bërë për fuqizimin e barazisë gjinore, sidomos përfshirjes së grave në sektorë të ndryshëm.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë avancimin e politikave për fuqizimin gruas në shoqëri. E ardhja e Kosovës nuk mund të arrihet pa fuqizimin e gruas në shoqëri”- tha Madsen.

Kurse, Arnhild Spence, koordinatore për zhvillim në OKB, potencoi se Kosova ka dhënë shembuj të mirë për përmirësimin e barazisë gjinore, por ka ende punë që të rris pjesëmarrjen e grave në gjithëpërfshirës, dhe bërjen e ligjeve për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre në tregin e punës.

“Duhet të punohen për krijimin lehtësirave për përfshirjen e grave në tregun e punës, sidomos të ligjeve, që t`u mundësohet lehonave rikthimi në vendet e  punë”- tha ajo ndër të thjerash.

Prezantimi i projekti GEF u bë nga Dolly Wittberger, eksperte e UN Women për integrime gjinore dhe integrime në BE.

Lansimi i projektit ‘Gender Equality Facility’. Foto: KALLXo.com.

 

Lansimi i projektit ‘Gender Equality Facility’. Foto: KALLXo.com.