Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lajçak: Vizita ishte përgatitje për takimin Kurti - Vuçiq në Bruksel

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë ka qenë përgatitja për takimin e radhës në Bruksel.

“Bashkëpunimi transatlantik në çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe dialogut, është i shkëlqyeshëm. Qëllimi parësor i kësaj vizite, ishte të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë mes Kurtit dhe presidentit Vuçiq i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel”, tha Lajçak.

Ai tha ky vit ka potencial të jetë vit i mirë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në udhëheqjen e BE-së dhe vendeve anëtare ka pasur diskutim mes 27 ministrave të jashtëm para ca ditësh. Do të ketë edhe një diskutim tjetër më 22 qershor, do të jetë edhe samiti për Ballkanin Perëndimor në tetor dhe gjithë kjo reformë do të përdoret për të quar përpara agjendën evropiane përfshirë edhe Kosovën”, tha ai.

Laçak tha se dialogu do të jetë në të mirë të dy vendeve.

“Shpresojmë se dialogu do të jetë në të mirë të dy vendeve dhe do të ketë progres në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, theksoi ai.