Foto: REL/Reuters

Lajçak bisedon me Besnik Bislimin, pajtohen të vazhdojnë biseden së shpejti

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka biseduar sot me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai përmes rrjetit Twitter bëri të ditur se janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimin së shpejti.

“Kisha një video konferencë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog gjatë ditës së sotme. Ne u pajtuam që të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kurse, gjatë ditës së djeshme, Lajçak ka mbajtur takim me Philip Reeker, ushtrues detyre i Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Lajçak: Është mirë kur ka bashkëpunim mes BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor