Lajçak: Është mirë kur ka bashkëpunim mes BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësusesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka mbajtur takim me Philip Reeker, ushtrues detyre i Sekretarit të shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Lajçak përmes Twitter është shprehur se është mirë kur ka dakordim mes BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Kisha një takim shumë të dobishëm me Phil Reeker, ushtues i detyrës së Sekretarit të shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, këtë mëngjes. Gjithmonë është mirë kur krahasojmë të dhënat, koordinohemi dhe pajtohemi për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së dhe aktiviteteve të ardhshme në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Lajçak.