Kuvendi zgjodhi pesë anëtarët e Këshillit të pavarur mbikqyrës për shërbim civil

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar për zgjedhjen e pesë anëtarëve për Këshillin e pavarur mbikqyrës për shërbim civil.

Kandidatët në garë për këto vende ishin: Mërgim Himaj, Arben Mehmeti, Jeton Kocaj, Malësore Gashi- Bajraktari, Eshref Shabani, Vlora Kryeziu-Syla, Faruk Rexhaj, Vjollca Kurtishaj, Agron Behrami, Ardita Haxhinikaj-Demi.

Kandidatët e përzgjedhur pas tre rrathëve të votimit për këshillin e pavarur mbikqyrës për shërbim civil janë: Ardita Haxhinikaj-Demi, Malësore Gashi- Bajraktari, Arben Mehmeti, Jeton Kocaj dhe Eshref Shabani.

Mandati i tyre do të jetë shtatëvjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes.