Foto: Islam Berisha, KALLXO.com

Kuvendi zgjedh një anëtar të KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike, në seancën e mbajtur më 14.02.2024.

Në garë ishin Emine Abdyli – Pozhari nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Dardan Vuniqi nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në këtë pozitë u zgjodh Dardan Vuniqi, me 49 vota për, ndërsa kundër-kandidatja e tij mori 36 vota.

Në votim morën pjesë 90 deputetë, ndërsa të pavlefshme ishin pesë vota.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi (LVV) njoftoi se mandati i anëtarit të ri është pesë vjet.