Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi sot mbanë seancë e parë të sesionit vjeshtor

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së sotme mban seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, seanca është parapa të nis paradite. Në këtë seancë janë paraparë gjashtë pika të rendit të ditës, ku ndër to është Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:

  1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
    6.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.