Kuvendi nesër mban seancë, në rend dite edhe projektligji për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën plenare me pika të papërfunduara të muajit maj.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Gjithsej janë 11 pika të rendit të ditës.

Pika e parë e rendit të ditës është votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Në seancën e 13 majit, në mungesë të kuorumit Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë.Partitë opozitare kanë kërkuar përfshirjen e rritjes së pensionit të veteranëve në këtë projektligj. E OVL – UCK ka paralajmëruar protestë për nesër para fillimit të seancës për mos përfshirjen e tyre.

Ky është rendi i plotë i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

6.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7.   Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

4.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5.   Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9.   Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media