Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2022

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. Buxheti i planifikuar për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro.

Gjatë votimit të këtij ligji, opozita është larguar nga Kuvendi, ndërsa gjatë diskutimeve mbi amandamentimet e shumta, opozitarët kanë pasur vërejtje të shumta.

Pas votimit të projektbuxhetit, janë mbyllur punimet e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se legjislativi do vijoj me punime sipas pikave të rendit të ditës nga seancat e mbetura të datave 25 e 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021.