Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite disa pika

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe vendime.

Rendi i ditës
1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
3.    Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm,
4.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar ,
5.    Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
6.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
8.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,
9.    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.
Vendi: Në sallën e Kuvendit Koha: 10:00