Kuvendi mban seancë për pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë për pezullimin e aplikimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë nga Kryeministri Avdullah Hoti më 4 shtator.

Këtë seancë e ka kërkuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli – Dalipi së bashku me gjashtë deputet të tjerë të LVV.

Pacolli – Dalipi gjithashtu ka ftuar në interpelancë edhe Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se interpelanca mund të zgjasë deri në tre orë.