Kuvendi Komunal ndan 50 mijë euro për FC Malisheva

Kuvendi Komunal i Malishevës sot ka marrë vendim që të ndihmojë me të holla klubin e futbollit FC Malisheva, që garon në ligën e parë.

Asamblisti i LVV-së, Alban Krasniqi, ka bërë të ditur që për këtë klub janë ndarë 50 mijë euro.

Po ashtu, është autorizuar Drejtoria e Kulturës që së bashku me klubet dhe shkollat sportive të hartojnë një orar të përshtatshëm për të gjithë, duke i dhënë prioritet aktiviteteve të FC Malisheva.

Kuvendi Komunal i Malishevës ka marrë sot një numër vendimesh në mbështetje të qytetarëve, punonjësve, organizatave dhe institucioneve.