Kuvendi i Kosovës zgjodhi 3 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave

Kuvendi i Kosovës, ka zgjedhur tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në bazë të votave nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për anëtarë janë zgjedhur Besnik Berisha me 70 vota, Jeton Mehmeti 56 vota.

Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 83 deputetë, shtatë vota janë shpallur të pavlefshme.

Ndërsa nga Komuniteti jo shqiptarë kandidat për këtë pozitë kanë qenë Fatih Basha dhe Lendrit Çela. Pas numërimit të votave, Fatih Basha ka marrë 75 vota ndërsa Lendrit Çela ka arritur të marrë 4 vota.

2 nga anëtarët e këtij komisioni kanë mandat 3 vjeçar ndërsa një anëtar ka mandat 4 vjeçar.

Anëtarët Fatih Basha dhe Jeton Mehmeti janë zgjedhur me mandat 3 vjeçar, ndërsa Besnik Berisha do të ketë mandat 4 vjeçar.

Pas zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Panvarur , Kuvendi i Kosovës ka pëmbyllur punimet për ditën e sotme.