Foto: Atdhe Mulla

Kuvendi i Kosovës i ndërpren punimet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka konstatuar që nuk mund të vazhdojnë seancën plenare.

Pas pauzës për konsultim me grupet parlamentare, sërish dëgjohej zhurmë në sallën plenare dhe nënkryetarja Nagavci tha se vazhdimi i seancës nuk mund të bëhet në këto kushte.

“Për vazhdimin e seancës do të vendoset në mbledhjen e radhës së kryesisë. Ndërsa me seancën e re do të vazhdojmë punimet në orën 14:00”, tha Nagavci.

Disa minuta më parë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar me goditje në tavolina për të dal jashtë nga salla plenare zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

“Jashtë, jashtë, jashtë”, dëgjohen zhurmat e deputetëve opozitar.

Deputetët e LVV-së, protestojnë për largimin Driton Selmanajt nga Kuvendi – VIDEO