Kurti viziton Shtëpinë e të moshuarve: Do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zv. ministrin në detyrë të Financave Ilir Aliu, kanë vizituar Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, duke e parasysh rrezikshmërinë e lartë që coronavirusi paraqet për të moshuarit, janë ndërmarrë veprimet e duhura dhe të menjëhershme për ruajtjen e shëndetit të të moshuarve rezidentë dhe që asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

“Këto veprime përfshijnë dezinfektimin e hapësirave ku qëndrojnë dhe jetojnë të moshuarit, furnizimin e rregullt me mjete mbrojtëse dhe ndalimi në hyrje-dalje nga institucioni dhe ndalimin e vizitave familjarëve. Si rrjedhojë, asnjëri nga të moshuarit rezidentë dhe askush nga stafi nuk ka rezultuar i infektuar me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Kurti theksoi se shteti duhet të dëshmohet me të moshuarit, gratë dhe fëmijët, dhe për këtë arsye të moshuarit dhe Shtëpia e Personave të Moshuar do ta kenë mbështetjen e tij dhe të Qeverisë në detyrë.

Në anën tjetër, në po të njëjtën komunikate bëhet e ditur se në kuadër të Shtëpisë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare janë të strehuar dhe marrinë shërbime 76 rezidentë, të cilët janë nën kujdes 24 orë nga një staf prej 58 vetash.