Kurti viziton fabrikën e vajit në Gjilan ku po përpunohen 100 mijë litra vaj në 24 orë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar fabrikën për prodhimin dhe përpunimin e vajit në Gjilan “Floil”.

Kurti në këtë viztë është së bashku me ministrat, Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Faton Peci, ministër i Bujqësisë.

Në një bashkëbisedim mes kryeministrit Kurti dhe pronarit të fabrikës “Floil”, Berat Mustafa, ky i fundit tha se përpunimi brenda 24 orëve i vajit shkon deri në 100 mijë litra.

Ndërsa, ai tha se kapaciteti i ambalazhit shkon deri në 6 mijë litra vaj brenda një ore.

Çmimi i një litre vaj këto ditë në Kosovë është rritur deri në 3 euro e 49 cent.

Ngritje të çmimeve janë shënuar edhe në disa produkte të tjera bazë në Kosovë.