Takimi Kurti-Vuçiq në qershor 2021, Foto: Twitter

Kurti thotë se takimi me Vuçiqin varet nga BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar nëse do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Deutche Welle, Kurti ka thënë se është i gatshëm për takim por që sipas tij, kjo varet nga Bashkimi Evropian.

“Unë jam gati për takim, por kjo varet nga ndërmjetësit tanë, pra varet nga Bashkimi Evropian nëse ky takim do të zhvillohet ose jo”- ka deklaruar Kurti.

Kurti tha se me Vuçiq, që nga 18 gushti është takuar për dy çështje, për një kornizë të përgjithshme për marrëveshjen dhe për çështjet aktuale

“Por në përgjithësi, që nga 18 gushti, ne jemi takuar për dy çështje. E para, një kornizë e përgjithshme për marrëveshjen dhe së dyti, për çështjet aktuale”- është shprehur kreu i ekzekutivit kosovar.

Në këtë link mund të lexoni intervistën e plotë të kryeministrit Kurti me Deutche Welle.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në Paris, para fillimit të forumit, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, çështjet e targave ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështjet e tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit.

Kurti në takim me Borrell dhe Lajçak, flasin për zhvillimet në veri