Nataliya Apostolova dhe Albin Kurti

Kurti takohet me Apostolovën, flasin për tarifën ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Siç njofton Kryeministria, një nga temat e takimit ishte vizita zyrtare e Kurtit në Bruksel.

Sipas tyre, Apostolova përsëriti rezultatin pozitiv të heqjes graduale të tarifës me Serbinë.

“Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti në një konferencë për media më 27 shkurt, ka thënë së nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, Qeveria do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.

Ai tha se BE duhet ta vlerësojë këtë dhe ta ofrojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu, Kurti pavarësisht presionit ndërkombëtar po insiston në vendimin e tij që tarifa gradualisht të hiqet duke e zëvendësuar me reciprocitet.

https://kallxo.com/lajm/albin-kurti-nga-data-15-mars-hiqet-tarifa-per-lenden-e-pare-nga-serbia/