Kurti për zjarret në Greqi: Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Greqinë pas përfshirjes nga zjarret.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se ndjen pikëllim nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë për këtë vend.

“Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi”- ka shkruar ai.

Greqia ka regjistruar ditëve të fundit temperaturë mbi 40 gradë Celsius dhe për pasojë në disa zona janë përhapur zjarret.

Korfuzi është kthyer në ishullin e fundit grek që ka lëshuar urdhër për evakuim, teksa Greqia po përballet me zjarre pyjore.

Urdhri në këtë ishull vjen pasi rreth 19.000 persona janë evakuuar nga ishulli tjetër grek Rodos, që është përfshirë, po ashtu, nga zjarret.

Korfuzi, tjetër ishull grek që lëshon urdhër për evakuim