Albin Kurti, Foto: Facebook

Kurti për zbarkimin e trupave të FSK-së në Kuvajt: Një moment krenarie

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur moment krenare zbarkimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.

“Me vite mësim dhe trajnime, ne tani jemi gati të kontribuojmë në paqen dhe sigurinë globale. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në misionin e saj të parë ndërkombëtar të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane. Një moment krenarie”, ka shkruar Kurti në Twitter.