Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti: Në vend që të ketë memorial për varrin masiv me shqiptarë në Batajnicë, Serbia bën stërvitje ushtarake

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes rrjetit Twitter ka reaguar pas stërvitjes së ushtrisë së Serbisë në Batajnicë, ku në vitin 2001 ishte gjetur një varr masiv me eshtra të 744 shqitarëve të Kosovës.

Kurti është shprehur se në vend që aty të ketë një memorial për këto viktima të luftës, Serbia bën ushtrime ushtarake.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”- ka shkruar Kurti.

Në këtë shfaqje të ushtrisë së Serbisë kanë marr pjesë edhe pjesëtar të partisë Lista Serbe.

Udhëheqës të Listës Serbe marrin pjesë në shfaqjen e ushtrisë së Serbisë në Batajnicë