Kurti në takim me presidentin kroat, flet për kidnapimin e tre policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq tha Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës.

Kurti në Strugë, tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët. Gjithashtu sipas tij, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

“U fol edhe për zhvillimet në vend, situatën pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për veprimin agresor të Serbisë vetëm disa ditë më parë ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës. Ai tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”- thuhet në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit.

Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Qeveria e Kosovës pretendon se policët janë “rrëmbyer”, pasi, sipas saj, ata janë arrestuar në territorin e Kosovës.