Albin Kurti - Foto: ZKM

Kurti në mbledhjen për 100 ditëshin në Qeveri: Kemi nisur kulturë të re qeverisëse

Kryeministër në detryë i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për 100 ditët e tij në qeverisje, ku gjysmën prej kësaj kohe e kanë pasur në detyrë, pas rrëzimit nga mocioni i mosbesimit me 25 mars.

“Sot janë bërë 100 ditë të punës sonë. Jam zgjedhur kryeministër në një kohë kur qytetarët kanë listuar korrupsionin dhe papunësinë një nga arsyet pse ata e kanë lëshuar vendin në paqe edhe pas pavarësisë”, tha Kurti.

Ai përmendi vendimet e para të Qeverisë, si zvogëlimi i numrit të ministrive, ulja e pagave të qeveritarëve, zbritja e shpenzimeve si dhe ndryshimet në bordet e ndërmarrjeve publike.

Kryeministri në detyrë shtoi se për 100 ditë qeverisje janë marrë 192 vendime nga Qeveria “pa përmendur këtu dhjetëra vendime të secilës ministri mesatarisht”.

Ai theksoi se në këto ditë qeverisës, është bërë intervenim i shpejtë për të ndalur humbjet e mëdha dhe ndërtimin e një shteti të bazuar në vlera.

“Puna në Qeveri bëhet më shumë sfidë sesa privilegj. Duhet të dërgojmë mesazhin që Qeveria përfaqëson popullin në tërësinë e tij. Kemi nisur kulturë të re qeverisëse”, tha ai.

Duke folur për coronavirusin, Kurti tha se masat e Qeverisë duhet respektuar dhe lëvizjes të reduktohen.