Kurti: Ish-pjesëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj po mbahet ende në paraburgim nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj i cili  arrestua më 5 janar në pikë kalimin kufitar në Merdarë është ende duke u mbajtur në paraburgim në Serbi.

Kurti e quajti këtë sjellje dashakeqëse të Serbisë duke shtuar se shteti serb vazhdon të mbajë në paraburgim edhe Nezir Mehmetaj e Petrit Dulaj.

Kurti tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e këtyre dy personave por që nuk kanë pranuar asnjëherë përgjigje.

“Megjithatë përkundër ndryshimeve pozitive, edhe ky vit po e trashëgojmë një fqinj që vetëm po përkeqësohet. Hasan Dakaj vazhdon të mbahet atje, kjo është një sjellje dashakeqëse e Serbisë. Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy persona, Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula. Ministrja e Drejtësise Albulena Haxhiu, ka kërkuar ekstradimin e të dyve nga autoritet e Serbisë, përgjigje nuk kemi pranuar kurrë”- tha ai në mbledhjen e Qeverisë.

Prokuroria në Beograd më 9 janar ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Hasan Dakajn, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili  arrestua më 5 janar në pikë kalimin kufitar në Merdarë.

Kurti përmendi edhe rrahjen e politikanit opozitar Nikolla Sanduloviq në Serbi që sipas avokatit të tij ka ndodhur nga BIA.

“Më 27 shkurt 2023, Borrell deklaroi se marrëveshja bazike ishte arritur, në nenin 1 të marrëveshjes theksohet që palët do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, Serbia zgjedh të sulmojë Kosovën, ashtu si ndodhi në Banjskë. Ajo ka treguar se paraqët rrezik edhe për qytetarër e saj. Kështu ëahtë rasti me Nikola Sanduloviq për të cilin e kanë ngritur aktakuzë për nxitje të urrejtjes. Serbia është vendi ku Milan Radoiqiq në vend se të përgjigjet para autoriteteve merr pjesë në rrahjen e Sanduloviqit”- përmendi Kurti në fjalën hyrësë të tij gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Nikolla Sanduloviq, sipas avokatit Çedomir Stojkoviq, është ndaluar nga BIA “vetëm një ditë pasi ai në rrjetin social “X” kishte publikuar një postim, duke kërkuar falje për vrasjen e 50 anëtarëve të familjes shqiptare Jashari të Kosovës më 1998” dhe “vetëm 1 minutë pasi mediat e regjimit filluan fushatë të orkestruar kundër tij për atë postim”.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka treguar se nga bashkëshortja e politikanit opozitar Nikolla Sanduloviq është njoftuar njerëz të shërbimit të sigurimit (BIA) ia kanë marrë burrin ndërmjet orës 16:00 dhe 20:00 dhe se gjatë kësaj kohe e kanë rrahur dhe kanë përdorur dhunë brutale.