Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti 18.09.2023 Foto: Valon Fana/ KALLXO.com
Kurti: Ideja se armatimi hyri në Kosovë pa përfshirjen e Serbisë, thjesht nuk është e besueshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur “thjesht të pabesueshme” idetë se shteti serb nuk “ka gisht” në armët e gjetura në Banjskë të Zveçanit, disa prej të cilave u përdorën në sulmin e së dielës kundër Policisë së Kosovës.
Kurti në Twittër ka publikuar armë ushtarake të prodhuara nga Serbia, të cilat u gjetën në Banjskë dhe u përdorën nga grupi terrorist, i cili vrau një polic të Kosovës të dielën.
“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e Qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”- ka shkruar ai.
The weapons & other equipment used in this week’s terrorist attacks were made by Serbian state-owned military arms producers. The idea that 26 military SUVs & a vast Serbian state-produced arsenal entered Kosova, all without the Serbian govt’s involvement, is simply not credible. pic.twitter.com/TRt2lR4gkF
— Albin Kurti (@albinkurti) September 28, 2023
Kryeministri Albin Kurti në një nga deklarimet e tij tha se vlera e armatimit ushtarak të sekuestruar në Banjskë është mbi 5 milionë euro.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë për media kishte bërë të ditur armatimin e gjetur në Banjskë.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Së paku tre terrorist u vranë gjatë shkëmbimit me armë zjarri me Policinë e Kosovës.
3 pjesëtarë që dyshohet se janë pjesë e grupit terrorist janë arrestuar dhe janë në paraburgim.
Momenti kur grupi terrorist sheh dronin, hyn brenda shtëpisë – VIDEO