Kurti: Epokës së pandëshkueshmërisë po i vie fundi

Albin Kurti, kryeministër i vendit ka thënë se me qeverisjen e tij, epokës së pandëshkueshmerisë po i vie fundi.

Në fjalën e tij në samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’ kreu u ekzekutivit ka përmendur operacionet policore duke thënë se janë duke punuar për vendosjen e ligjit në vend.

“Kemi ndërmarrë 800 operacioni policore, dhe kanë arrestuar mbi 2,000 njerëz, kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar 1.8 milionë drogë, kanë sekuestruar 75 vila, epokës së pandëshkueshmërisë po i vie fundi. Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja të punës, ndërsa buxheti është më i madhi në historinë e vendit tonë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit në qeverisjen e tij në Kosovë është rritur demokracia dhe progresi ekonomik.

“Qeveria jonë ka marrë mandatin me 22 mars të viti të kaluar me shumicë dërmuese, një vit më vonë kemi dëshmuar demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu. Është një shtet vërtet demokratik, duhet të siguroj që ligjet të respektohen dhe barazia të vlejë për të gjithë, me qeverinë tonë, Kosova ka bërë hapa të tillë”, tha ai.

Kurti tha që ashtu si shumë vende të botës edhe Kosova po përballet me krizën energjetike për çka fajësoi qeveritë paraprake.

“Kosova po lufton një betejë tejet të ashpër kundër kërcënimeve më të mëdha që e prekin botën, furnizimi i energjisë dhe rritja e çmimeve, për shkak të neglizhencës së qeverive të kaluara kto kriza po i godasin qytetarët’, tha ai.

Më Prishtinë sot po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor ‘’The western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet është tema e këtij samiti.