Stadiumi "Fadil Vokrri" | Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Kundërshtari i parë i Kosovës në futboll bën publike listën e futbollistëve për ndeshjen e 25 marsit

Kombëtarja e Kosovës në futboll këtë muaj pritet që të sprovojë forcat e saja në fushën e blertë për herë të parë këtë vit.

Dardanët të prirë nga Alain Girrese që u zyrtarizua si selektor i Kosovës me 23 shkurt, pritet që në dy ndeshjet miqësore të muajit mars të përballen me Burkina Fason dhe Zvicrën.

Kundërshtari i parë i Kosovës, Burkina Faso e ka bërë sot gjatë ditës publike listën anti-Kosovë. Lista e Oscar Barro që përbëhet nga 29 lojtarë pritet të zbarkojnë me 24 mars në Kosovë.

Ndërsa pikërisht kundërshtari i Burkina Fasos, Kosova ende nuk e ka bërë publike listën për dy ndeshjet e muajit mars.

Këto dy ndeshje do të jenë sfidat e para për Alain Girese para ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve që nisin në qershor.

Tifozët e Kosovës, Dardanët për këto dy ndeshje kanë premtuar spektakël dhe kanë kërkuar që të rikthehet gjallëria në stadiume.