Mediumi kroat dhe boshnjak lavdërojnë Kosovën pas fitores së thellë kundër Burkina Fasos

Kosova ka nisur fuqishëm vitin 2022. Dardanët arritën që të fitonin me rezultat 5:0 në ditën e djeshme përball Burkina Fasos, që gjendet në pozitën e 56-të në ranglistën e FIFA-së.

Por fitorja dhe paraqitja e jashtëzakonshme e djemve dardanë ka bërë jehonë jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë dhe Kroaci.

Mediumi boshnjak sportsport.ba në një artikull kushtuar Kosovës dhe fitores kundër Burkina Fasos në titull të artikullit shkruan : “Kosova po bëhet fuqi e futbollit: Sonte e poshtëruan gjysmefinalistin e Kupës së Kombeve të Afrikës”, thuhet në titullin e mediumit boshnjak.

Po ashtu edhe medium kroat index.hr në një artikull kushtuar Kombëtares së Kosovës, thur lavde për paraqitjen e Dardanëve.

“Kosova e deklasoi reprezentacionin që renditet 50 vende më lartë në ranglistën e FIFA-s” thuhet në titullin e gazetës kroatë në artikullin për Kombëtaren e Kosovës.