Burkina Faso: Xhihadistët e dyshuar rrëmbejnë 50 gra
Xhihadistët e dyshuar kanë rrëmbyer rreth 50 gra në veriun e Burkina Faso të shkatërruar nga kryengritja, thonë zyrtarët lokalë dhe banorët e atjeshëm.
Rreth 40 gra u rrëmbyen rreth 12 km në jug-lindje të Arbindës të enjten dhe rreth 20 të tjera u rrëmbyen të premten në veri të qytetit, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Disa prej tyre arritën të arratiseshin dhe të ktheheshin në fshatrat e tyre për ta ngritur alarmin, thanë ata.
Që nga viti 2015, ky vend i Afrikës Perëndimore pa dalje në det – një nga vendet më të varfëra dhe më të paqëndrueshme në botë – është përballur me një kryengritje të udhëhequr nga xhihadistët e lidhur me al-Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik që ka vrarë dhjetëra mijëra dhe i ka detyruar të zhvendosen rreth 2 milionë njerëz.
Sipas zyrtarëve lokalë të cilët i konfirmuan rrëmbimet e lartcekura, ushtria dhe ndihmësit e saj civilë kanë kryer spastrime të pasuksesshme të zonës.
Arbinda është në rajonin Sahel të Burkina Fasos veriore, një zonë nën bllokadë nga grupet xhihadiste dhe me furnizime të kufizuara ushqimore.
Qyteti dhe zonat përreth përfshihen rregullisht nga sulmet xhihadiste që shpesh i kanë si shënjestër civilët.
Në gusht të vitit 2021, 80 persona, përfshirë 65 civilë, u vranë në një sulm ndaj një autokolone që ishte nisur në drejtim të Arbinda.
Në dhjetor të vitit 2019, 35 civilë ishin në mesin e një grupi prej 42 personash që vdiqën në një sulm në vetë qytetin.
Në shumë pjesë të Burkina faso, të korrat mund të kultivohen më gjatë për shkak të konfliktit.
Popullsia e Arbindës është shumë e varur nga furnizimet e jashtme ushqimore.
Në nëntor të vitit 2022, Idrissa Badini, një zëdhënëse e shoqërisë civile, ngriti alarmin për situatën në Arbinda duke paralajmëruar se popullsia e atjeshme i ka konsumuar rezervat e saj dhe se tani është në prag të një fatkeqësie humanitare.
OKB thotë se rreth 1 milionë njerëz jetojnë në zona të bllokuara në veri dhe lindje të Burkian Faso.
Zyrtarët e pakënaqur të ushtrisë kanë kryer dy grushtshtete këtë vit në një shfaqje zemërimi për dështimin për ta frenuar kryengritjen./The Guardian
Përgatiti: Nuhi Shala