Këto janë vlerat e Kombëtares së Kosovës dhe Burkina Fasos
Kombëtarja e Kosovës sonte pritet të rikthehet në fushën e blertë për t`u përballur kundër Burkina Fasos në një ndeshje të karakterit miqësor.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Dardanëve me trajnerin e ri, Alain Giresse që u emërua si selektor i Kosovës më 23 shkurt.
Kosova do të përballet kundër një kombëtareje aspak të lehtë duke pasur parasysh faktin që Burkina Faso ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, AFOCON 2022.
Por sa e ka vlerën ekipi kombëtar i Kosovës dhe sa e ka vlerën Kombëtarja e Burkina Fasos.
Në bazë të faqes transfermarkt.com, vlera e Kombëtares së Kosovës arrin shifrën 68.45 milionë ndërsa Kombëtarja e Burkina Fasos arrin shifrën 73.78 milionë euro.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës që ka vlerën më të madhe është Amir Rrahmani që në treg ka vlerën prej 25 milionë euro.
Ndërsa te Kombëtarja e Burkina Fasos vlerën më të madhe e ka lojtari i klubit anglez Aston Villa, Bertrand Traore ku vlera e tij është 20 milionë euro, pesë milionë më pak se Rrahmani.
Ndeshja Kosova-Burkina Faso nis nga ora 18:00.