Kujdes: Gjykatat e Kosovës i dënojnë personat që po falsifikojnë paratë
Gjykatat e Kosovës që nga fillimi i vitit 2022 e deri në muajin gusht, kanë dënuar 42 persona për falsifikim të parasë.
Për periudhën kohore: janar – gusht 2022, gjykatat gjetën fajtorë dhe dënuan 42 persona. Prej dënimeve të shqiptuara, 31 persona u dënuan me gjobë, 6 me burgim ndërsa 5 me kusht.
Gjykata e Prishtinës dënoi tre persona me burgim, Gjykata e Mitrovicës, një personi i shqiptoi dënim me burgim, kurse Gjykata e Prizrenit nga tre persona të dënuar, dy i dënoi me gjobë dhe një person e dënoi me burgim.
Prej dënimeve të shqiptuara për periudhën janar-gusht 2022, Gjykata e Pejës i dënoi dhjetë persona për falsifikim të parasë, nëntë personave u ka shqiptuar dënim me gjobë kurse një personi i ka shqiptuar dënim me kusht.
Për këtë periudhë, Gjykata e Gjilanit një person e ka dënuar me burgim.
Gjykata e Gjakovës është gjykata që ka dënuar më së shumti persona për falsifikim të parasë. Kjo gjykatë, 21 persona i shpalli fajtorë për falsifikim të parasë, prej tyre 17 persona i dënoi me gjobë, kurse katër me kusht.
Edhe Gjykata e Ferizajt i dënoi tre persona për falsifikim të parasë, të tre personat u dënuan me gjobë.
Ky raport është mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga projekti ‘Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin”.
Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.