Kryetari Rama prezanton projektin e 'Tregut të Gjelbër' në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar projektin e Tregut të Gjelbër në kryeqytet.

Sipas Ramës, tashmë kanë nisur procedurat për realizimin e këtij projekti.

“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur. Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti. Javë më parë e pastruam ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime” – ka shkruar kryetari Rama.

KALLXO.com ka raportuar për gjendjen atuale të tregut me mbeturina.