Kryetari i Gjakovës tregon se në cilat vende ka dëme pas të reshurave

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini përmes një postimi ka bërë të ditur se të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike.

“Nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë: ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”- ka shkruar Gjini.

Kryetari I Gjakovës ka thënë se për familjet e evakuuar do të sigurojnë strehim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë organet e rendit për çdo rrezik.

“Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dhënë ndihmë. Aktualisht nuk mund të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara, mirëpo ju lusim që të gjitha rastet ti raportoni në qendrën e thirrjeve 112, në të njëjtën kohë ekipet tona janë në teren”- ka thënë ai.

KALLXO.com ka raportuar se në Gjakovë dhe në Rahovec ka pasur dëme për shkak të reshje të mëdha të shiut.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot komunat e prekura nga përmbytjet e shiut, për të parë gjendjen dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Sipas njoftimit të qeverisë, Krasniqi është takuar me kryetarin e komunës së Rahovecit dhe atë të Gjakovës