Albin Kurti - FOTO KALLXO

Kryesia e Kuvendit sot pritet të vendos për kërkesën e Albin Kurtit

Kryesia e Kuvendit, pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurtit, ku do të vendoset për seancën plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së re.

Mbledhja e kryesisë do të mbahet të premten në ora 09:00.

KALLXO.com raportoi mbrëmë se Kurti ka kërkuar që seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt.

Kërkesa e Kurtit vjen pas një varg takimesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës.

Isa Mustafa: Ne mund të lidhim marrëveshje në çdo moment nëse Vetëvendosje pranon kushtet tona

.