Kryeparlamentari dhe presidentja shtrojnë iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca sot kanë shtruar iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ky iftar është shtruar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

“Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani. Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin”- ka shkruar Konjufca.

Muaji i ramazanit ka filluar më 24 mars dhe do të zgjasë deri më 20 prill.