Kryeministri Kurti në pritjen shtetërore të kancelarit gjerman Olaf Scholz

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz sot do të vizitojë Kosovën.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kabineti qeveritar janë në pritje të kancelarit gjerman Scholz.

Kurti dhe Scholz do të takohen sot në ora 10:45.

“Pas takimit, Kryeministri Kurti dhe Kancelari gjerman Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Pamje nga përgatitjet për pritjen shtetërore: