
Avdullah Hoti - Foto: Atdhe Mulla
Kryeministri kërkon mocion për buxhetin e vitit 2020
23.6.2020 - 11:03
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se do të kërkojë që çështja e buxhetit 2020 të futet me mocion në seancën e cila pritet të mbahet pas një ore.
“Po ju njoftoj që buxhetin për vitin 2020 e keni pranu në Kuvend ne do të kërkojmë që të futet në procedura parlamentare menjëherë pas një ore në seancën tjetër të radhës. Ju ftoj ta përkrahni mocionin për buxhetin për vitin 2020 ku është parapa fondi prej 384 milion euro për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.
Hoti tha se një pjesë e madhe e këtij fondi mbulohet nga një pjesë e rregullt, e një pjesë mbulohet prej fondit të marrëveshjeve që janë në procedim në Kuvend.