Flamuri i Izraelit, Foto: Eduardo Castro

Kryeministri i Izraelit takohet me Putinin, SHBA-ja ishte e njoftuar

Kryeministri i Izraelit, Nafali Bennett ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Kremlin, njofton zyra e tij.

Bisedimet kanë zgjatur rreth dy orë e gjysmë, raporton BBC.

Zyra e Bennett ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të informuara para takimit të Kremlinit.

Ka pasur shumë debate nëse Qeveria izraelite mund ose duhet të ndërmjetësojë realisht në krizë, në mënyra të ndryshme siç raporton BBC, nuk u mor aq seriozisht në fillim.

Eshtë dita e dhjetë e luftës në Ukrainë. Makineria ushtarake ruse ka vazhduar me sulme nëpër qytetet kryesore ukrainase. Luftimet janë intensifkuar ndërkohë që më shumë se 1.2 milionë njerëz kanë ikur në vendet fqinje në eksodin më të shpejtë të refugjatëve këtë shekull.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Invazioni ushtarak i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.