Kryeministri Hoti, bisedë telefonike me këshilltarin e Presidentit të Francës

Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti  sot gjatë  ditës ka zhvilluar  bisedë telefonike me këshilltarin diplomatik të Presidentit Francez ( Emmanuel Macron) , Emmanuel Bonne.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministri, Bonne tha se Franca mbështet Qeverinë e Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë, COVID-19.

“Me këtë rast, z. Bonee, duke e përgëzuar Kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisës së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë COVID- 19”, bënë të ditur ZKM

Ndërkaq, Kryeminstri Hoti falenderoi Francën për gatishmërinë e saj për të ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministri, Bonne theksoi se Franca mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes dy vendeve tona, z. Emmanuel Bonne tha se Franca e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.